KreuStil Jetese

Kritika për kthimin në punë pas lindjes, Neda: “Të dështuara, prej jush më vazhdon rroga”!

Kritika për kthimin në punë pas lindjes, Neda: “Të

Neda Balluku u bë përpara pak javësh nënë për herë të tretë. Pas dy djemve, opinionistja e “Përputhen” solli në jetë një vajzë.

Por nuk ka qëndruar gjatë në shtëpi dhe ka vendosur t`i rikthehet punës. Ishte vetë Neda që e tregoi këtë përmes disa fotove të shkrepura në ambjentit e këtij programi, ku shihej duke i dhënë gji të bijës. Postimi megjithatë, ka tërhequr shumë kritika. Një pjesë e ndjekësve e kanë parë si të arsyeshëm vendimin e saj për t`iu rikthyer kaq shpejt punës pas lindjes.

Neda i është përgjigjur me një mesazh shpotitës.

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

“Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse eshtë shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si lopë kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top.

Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga rraca ku keni lindur prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite.

Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehrrërisë. Kur ishit gra nën e burrit që ju ka patur vetëm që ta lani, shplani e t’ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhërat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rritni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, humorin burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës.

Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga”, shkroi Neda.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF