KreuStil Jetese

Anulohet “Sunny Hill” këtë vit; Dua Lipa zbulon arsyen!

Anulohet “Sunny Hill” këtë vit; Dua Lipa zbulon arsyen!

Festivali “Sunny Hill”, i cili vitin e kaluar u organizua jo vetëm në Prishtinë por edhe në Tiranë, këtë vit nuk do të realizohet. Organizatorët kanë njoftuar se janë në kërkim të një hapësire të re, ndaj kanë marrë vendimin për të shtyrë edicionin e këtij viti.

Datat e mbajtjes së festivalit janë zhvendosur në gusht të vitit 2024. Lajmi është bërë i ditur nga stafi menaxhues i festivalit, ndërkohë që njoftimi zyrtar është publikuar edhe nga Dua Lipa në rrjetin e saj social Instagram.

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë.

Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetshëm të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024”, thuhet në deklaratë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF