KreuStil Jetese

Lista e grave më të pasura ‘self-made’ në SHBA!

Lista e grave më të pasura ‘self-made’ në SHBA!

Rihanna, Taylor Swift dhe Beyonce, Kylie Jenner dhe Kim Kardashian, kryesojnë listën e “Forbes” të grave më të pasura të Amerikës.

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e veshjeve dhe bukurisë ‘Fenty’ Rihanna është e 20-ta në renditje, teksa vlerësohet të ketë një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh, të cilën Forbes ia atribuon suksesit të saj si në muzikë ashtu edhe në shitjet e kozmetikës.

Me 8 pikë, Taylor Swift renditet e 34-ta. Vlera e këngëtares amerikane vlerësohet të jetë 740 milionë dollarë, pjesa më e madhe e të cilave, sipas “Forbes”, vjen nga albumet e saj rekord dhe të ardhurat nga biletat e turneut.

Beyoncé, e cila aktualisht po performon në Evropë si pjesë e turneut të saj botëror, renditet e 48-ta. Sipas Forbes, pasuria neto e saj është 540 milionë dollarë, nga karriera e saj prej 30-vjeçare në muzikë.

Oprah Winfrey renditet në vendin e 13-të, e ndjekur nga ylli i “Keeping Up with the Kardashians” Kim Kardashian dhe gjysmë motra e saj, Kylie Jenner.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF