KreuStil Jetese

DiCaprio kalon mbrëmjen me shoqen 22-vjeçare të Gigi Hadid!

DiCaprio kalon mbrëmjen me shoqen 22-vjeçare të Gigi Hadid!

Pas lajmeve se Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid po shijonin një romancë së bashku, duket se dikush tjetër është në jetën e aktorit. DiCaprio ka qenë me pushime me jaht në Evropë së fundmi dhe duket se është shoqëruar me një modele, e cila është mike e Hadid.

DiCaprio, 48 vjeç, u nis këtë fundjavë në brigjet e Ibiza, Spanjë, së bashku me Meghan Roche, një modele amerikane 22-vjeçare që ka punuar me markat më të mira luksoze. Në imazhet e publikuara nga TMZ, Leo dhe Meghan mund të shihen duke dalë nga e njëjta makinë së bashku, dhe morën rrugën për në jahtin e aktorit.

Ata ishin vetëm në praninë e njëri-tjetrit dhe nuk bënë asnjë përpjekje për t’u fshehur. Duket se Meghan dhe Leo e kanë kaluar mbrëmjen së bashku, pasi të dielën është publikuar një tjetër set fotosh ku modelja shihet me një veshje krejt tjetër.

Deri më tani nuk ka shenja afeksioni, por mediat filluan menjëherë aludimet pasi fituesi i çmimit Oscar po shijon beqarinë prej më shumë se një viti, pasi i dha fund lidhjes me Camilla Morrone.

Ndërkohë që thashethemet për një lidhje të mundshme mes DiCaprios dhe Gigi Hadid nuk janë shuar, edhe pse është përmendur në shumë raste se ata janë thjesht miq të mirë. Meqë ra fjala, Meghan është parë disa herë në krah të Gigi-t.

Tags:

Home bordo

Revista Bordo
No. 43

SHKARKO VERSIONIN PDF