KreuStil Jetese

Dua Lipa zbulon emrin që do donte të quhej; Një emër më normal dhe më anglez!

Dua Lipa zbulon emrin që do donte të quhej; Një emër më

Dua Lipa në një intervistë të sinqertë për BBC ka folur për vështirësitë që ajo ka hasur gjatë lëvizjes së familjes së saj mes Kosovës dhe Londrës. “Që në moshë të re, kisha ëndërr të bëhesha një yll i popit, por kurrë nuk më dukej si diçka që ishte me të vërtetë e mundur”, tha Dua.

 

“E kuptova dualitetin e origjinës që në moshë të re. Njerëzit gjithmonë pyesnin se nga ishte emri im. Jam vërtet krenare për të, por kur isha më e re doja që emri im të ishte, le të themi, Hannah, më ‘normal’ dhe ‘anglez’”.

Lipa më pas tha se ishte “mjaft e vendosur” për të ndjekur muzikën kur të mbaronte shkollën. “Nuk ndjeva se kisha të njëjtat mundësi në muzikë si në Londër”, tha ajo për vendimin e saj për t’u rikthyer pasi familja e saj ishte transferuar në Kosovë.

 “Isha vërtet këmbëngulëse. Sapo kam filluar të shkruaj shumë, kam punuar me një producent. Isha 17 vjeç. Më ofruan një marrëveshje botimi, por Felix më tha të shkoja te një avokat, i cili më tha, “Mos e firmos atë marrëveshje! Dhe më pas më ndihmuan të futesha në studio”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF