KreuStil Jetese

Katër modele fustanesh që do t’i shohim kudo!

Katër modele fustanesh që do t’i shohim kudo!

Fustanet e gjata që kombinojnë rehatinë dhe elegancën me një dizajn minimalist por me shume efekt, duket se jane hit-i i sezonit. Dihet tashmë që fustanet e mesme dhe te gjata jane te preferuarat e momentit, megjithate fustani elegant prej pambuku është ende një klasik i pamohueshëm, i adhuruar për prakticitetin dhe bukurinë.

Në sezonet e kaluara, fustanet e shkurtra me modele lulesh, gëzonin popullaritet të madh, por duket se këtë pranverë do të mund të shohim pjesë disi më të përmbajtura me prerje më të gjatë, me theks, thote Telegrafi, tek kombinimi i re rehatisë dhe elegancës.

Fustane me një dizajn terheqes

Printi i kafshëve është një klasik i përjetshëm dhe këtë sezon është veçanërisht i pranishëm modeli i zebrës. Fustanet e këtij dizajni do të duken jashtëzakonisht efektivë dhe modernë dhe është mirë t’i kombinoni me një çantë dhe këpucë në ngjyrë bezhë neutrale, krem ose të bardhë.

A post shared by Yusra Siddiqui (@thatgirlyusra)

Fustanet mesatare

Fustanet e buta prej pambuku me një dizajn me shirita janë aq të rehatshëm sa na pëlqen t’i veshim në shtëpi ose në shëtitje. Por ato janë shumë më tepër se kaq!

Veshjet me ngjyra te vecanta

Veshja me ngjyra të ndezura dhe emocionuese është ende jashtëzakonisht popullore! Nuk mund të gaboni edhe nëse zgjidhni fustane pranverore në nuanca që bien në sy si jeshile neoni, e verdha e ndezur, blu, e kuqe apo portokalli.

A post shared by Monikh (@monikh)

Fustanet e gjata

Kur bëhet fjalë për fustanet magjepsëse të destinuara për raste ekskluzive, këtë sezon vishen fustane të gjata qe shkojne deri ne dysheme. Glamuri i theksuar vjen si përgjigje ndaj periudhës së gjatë të pandemisë në të cilën mbizotëronte minimalizmi dhe tani, bota e modes na fton të pasurojmë gardërobën!

A post shared by Katherine Ormerod (@katherine_ormerod)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF