KreuStil Jetese

“Kepi i VIP-ve” mbërrin në Turqi! Kiara Tito zbulon detajet!

“Kepi i VIP-ve” mbërrin në Turqi! Kiara Tito zbulon

Mesa duket “Kepi i Tundimeve” këtë vit do të jetë “Kepi i VIP-ave”. Kjo gjë është zbuluar nga vetë Top Channel, duke bërë me dije se emisioni veror ndryshe nga sezoni i kaluar këtë herë do të jetë me personazhe të njohur.

Konkurrentët dhe stafi kanë mbërritur këtë të martë në Bodrum, aty ku do të xhirohet ky “reality show”, pjesë e të cilit do të jenë edhe ish-konkurrentë të “Big Brother VIP” dhe “Për’puthen”.

“Kepi i VIP-ve” do të moderohet nga Kiara Tito, e cila në një video shprehet, “Mbërritëm më në fund në destinacion, jemi në Bodrum, po përgatisim bashkë me stafin diçka shumë të bukur. Do t’ju pëlqejë pafund. Nuk po zbuloj më tepër, por kini parasysh që një gjë shumë e madhe do të vijë”, tregon moderatorja.

Ndërkohë autorja e programit Olsa Muhameti e cilëson si një sipërmarrje të jashtëzakonshme nga Top Channel, në një nga resortet më të njohura dhe më luksoze.

Ende nuk dihet data se kur do të nisë transmetimi, por me shumë gjasa pak ditë na ndajnë nga startimi i këtij programi..

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF