Fëmijët do t’ju imitojnë më shumë se sa do t’ju dëgjojnë!
Nga Rolina Naco (Dietologe)
Të dashur prindër, do të dëshiroja t’ju liroja nga përgjegjësia e të edukuarit fëmijët në mënyrën tradicionale me një shprehje që për mua është përmbledhja e të gjithave gjërave që do t’ju këshilloj në këtë artikull. “Nuk jeni ju përgjegjës se çfarë do të hanë fëmijët tuaj, por jeni përgjegjës se çfarë ushqimi do të ketë mbi tryezën e shtëpisë suaj”.
Çfarë mesazhesh duhet të kalojmë te fëmijët mbi ushqyerjen?
DISIPLINA POZITIVE NË USHQIM!
Fëmijët kanë nevojë për disiplinë, mjafton ajo të jetë në formën e duhur dhe kjo gjë i bën të ndihen të sigurt, dhe jo të frikësuar apo stresuar. “Të dashur prindër, disiplina pozitive fokusohet te vendosja e kufijve ose rregullave, por duke mbajtur një qëndrim pozitiv dhe jo qortues. ‘Think and act positive’”
Disiplina pozitive si mënyrë edukimi mund të përdoret te procesi i të ushqyerit te fëmijët, por edhe nga vetë prindërit! Çfarë mesazhesh duhet të kalojmë te fëmijët mbi rregullat dhe sjelljen:
Nëse është hera e parë që dëgjoni për disiplinën pozitive dhe doni ta praktikoni atë, atëherë do t’ju këshilloja që:
1. Të filloni gradualisht që të vendosni rregulla një nga një. P.sh. 2-3 rregulla në një muaj, në aspektet për të cilat mendojmë që ka më shumë nevojë. P.sh. Nuk do të hamë dhe do të shikojmë TV, cel., tablet etj.. Pasi të vërejmë që po jep efekt, pak më vonë mund të shtojmë një të dytë.
2. Duhet të ndalojmë ta trajtojmë thjesht si një fëmijë, por t’i drejtohemi si një të rrituri që ka mendimin e tij, hapësirën e tij, përgjegjësit dhe kufijtë e tij në çdo raport. T’i japim shenja vlerësimi si një i rritur, të vëmë në dukje jo thjesht suksesin, por përpjekjen.
3. Inkurajoni, vlerësoni çdo përmirësim sado i vogël qoftë ai, me komente pozitive.
Disa nga rregullat që mund të vendosen lidhur me ushqimin për fëmijët: