Nëse mendonit se ishte e çuditshme të shihni kthetrat e pulës në supën e gjyshes, atëherë përfundimisht nuk do të doni të provoni delikatesën e re tajvaneze – supën ramen me këmbë krokodili që po bën “namin” tashmë në internet.
E mbiquajtur “Godzila Ramen”, kjo pjatë e gjendur në menunë e një restoranti të vogël në Tajvan, shokon me pamjen e saj të çuditshme. Një këmbë krokodili në fakt del nga pjata, duke intriguar disa klientë dhe duke tmerruar të tjerët. Shumica e klientëve të restorantit “The Witch Cat” i bëjnë vetëm foto supës, dhe nuk guxojnë ta shijojnë atë.
Opinionet janë të ndara në internet – shumica mendon se pjata “duket e neveritshme”, por ka edhe më “aventurierë” që do të ishin të gatshëm ta shijonin. “Duhet t’i bëjnë edhe manikyrën, që të duket më e shijshme”, komentojnë disa ndjekës.
Supa u frymëzua nga një tjetër pjatë e çuditshme që u bë virale në internet – një supë e bërë me një krustace me 14 këmbë të quajtur izopod, e shërbyer nga restoranti “The Ramen Boy” në Taipei. Supa “u prezantua” në maj 2022 në një “edicion të kufizuar” dhe më shumë se 100 persona u regjistruan në një listë pritjeje për ta shijuar. Një racion kushton 48 dollarë.