KreuKuzhine

Restorant Rimini, një histori e vjetër dhe e re dashurie!

Restorant Rimini, një histori e vjetër dhe e re dashurie!

Nga Ilda Lumani

Pas shumë vitesh këtë verë u ktheva tek Restorant Rimini, në qytetin e Durrësit. Është nga ato pika identifikuese të hartës së qytetit, sa fare mirë ti e përdor si koordinatë, por më së shumti si vendin më të mirë në Durrës, ku ti mund të konsumosh prodhimet e detit dhe jo vetëm, mishin, pastat dhe picat fantastike.

Në zhvillimin e qytetit, zgjerimin e tij, shtimin e restoranteve asgjë s’e ka zbehur dhe askush nuk e ka shkundur pozicionin e Restorant Rimini në këtë pazëll gastronomia.

Kjo jo vetëm për shkak të një memorieje, si një nga vendet historik, krijuar në 2006, plot 17 vite më parë, si një nga kuzhinat e para në qytetin bregdetar që serivri krudot, por për faktin se cilësia dhe perfeksioni ndër vite është bërë edhe më i dallueshëm.

Iliri (Sakollari), drejtuesi i tij, përtej rigorozitetit në punë është i pari që të uron mirë se ardhjen në restorant. Tërësisht i qartë, që këtu nis puna, afeksioni dhe dëshira për të shijuar një drekë a darkë familjare, apo me shoqërinë!

Gjen aty çifte të rinj që nisin njohjet e siç thotë Iliri, “i kemi parë të rinj dhe sot vijnë me fëmijët e tyre në restorant”. Për shumicën e durrsakëve por edhe tiranasve, apo edhe plot të tjerë, Rimini është pjesë e historisë së jetës personale dhe jo vetëm.

Dreka ime e rikthimit në këtë ‘colorful’ gastronomie nisi pikërisht me një mix crudo, ku levreku crudo është më i veçanti dhe më me shije sa askund tjetër (për shijen time,- kuptohet. Mënyra e trajtimit të tij është krejt e veçantë, e po aq e bën edhe fakti se ai të serviret me gjithë lëkurën e cila i është veshur pikërisht pas përgatitjes.)

Pjatat shoqërohen me fokaçet e bëra në çast, ndërsa etiketat e verërave janë një tjetër tundim, dhe të përsosura për të shijuar botën e detit.

Unë zgjodha Lighea, nga Donnafugata, bërë shumë të famshëm edhe për bashkëpunimin me stilistët Dolce& Gabbana, dhe që prej disa muajsh gienden në Shqipëri fale bashkëpunimit që DF ka më L&MComercial, kompanisë lider të distribuimit të produkteve të verërave dhe distilerisë në Shqipëri.

Flladi i detit, freskia e tij, aroma që na jep ndjesinë e ripërtëritjes është nje joshje më shumë, që e bën kaq të veçantë qëndrimin aty.

Restoranti pak nga pak mbushet dhe larmia e pjatave që dalin gjithë avull e aromë të mrekullueshme nga kuzhina duket se nuk njeh kufizime.

Teksa shijojmë nje pas një pastat dhe peshkun menjëherë ndjen një ndjesi faji, ku kam qenë kaq kohë, që kam humbur këtë përjetim…

Me premtimin që i bën vetes se do të rivish dhe shijen e ëmbelsirave të shtëpisë (bërë ne restorant!) kthehem drejt Tiranës, në pritje të rikthimit sërish!

Aty tek Pista, ku Restorant Rimini është pret e përcjell miqtë që rriten dhe gjithmonë kthehen!

Bordo
Gusht - No.61

SHKARKO VERSIONIN PDF