Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja është që ju të jeni rehat me çfarëdo veshje që ju bën të ndiheni e tillë….
Koha kur nënat në pritje të ëmbël mbulonin barkun e rrumbullakosur me veshje të gjera me një outfit tejet të limituar, duket e largët. Tanimë një grua shtatzënë mund të veshë gjithçka, dhe një ‘top’ fare të shkurtër që zbulon dukshëm barkun që rrumbullakoset çdo ditë.
Së fundmi veshjet e shtatzënisë nuk përmbajnë më vetëm streçe që mbështjellin barkun dhe një bluzë të gjatë pasi edhe një grua shtatzënë mund të eksperimentojë sipas dëshirës për të krijuar veshje ‘stylish’, moderne, trend, e pse jo edhe seksi.
Nëse jeni në pritje të ëmbël dhe kërkoni ide si të vishni bukur format trupore që ndryshojnë çdo ditë, kini parasysh një rregull të ri, që s’sështë shkruar askund, por është parë në shkëlqimin e syve të nënave në pritje; theksojeni barkun, mos e fshihni, aty është thesari juaj…
Më poshtë ju sjellim disa ide veshjesh të marra nga emra të njohur të vajzave VIP shqiptare për ju që jeni në pritje të ëmbël…Dhe shijojeni këtë fazë, është ndër më të bukurat eksperienca që përjeton një grua..