Modeli, tashmë sipërmarrësi Erald Farruku dhe modelja internacionale Xhenisa Keçi janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti kanë sjellë në jetë një vajzë dy ditë më parë në datën 26.07.2023.
“Lulja e Dëshirave” siç e quajnë ata.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë sipërmarrësi përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë foto të ëmbla të panoramës së tyre familjare tashmë.
Ai ka bërë dhe një dedikim për vajzën dhe parnteren e tij:
26.07.2023 (10:17 A.M) Our Flower of Wishes… Xhenisa Keci, krenari e imja!
Modelja e njohur dhe e dashur shqiptare Xhenisa, ka bërë pjesë në kopertinën e revistës BORDO Maj 2023, ku ka qenë me barkun e rrumbullakosur.
Eraldi dhe Xhenisa janë çifti më trend në Shqipëri. Të dashur për audiencën shqiptare ata publikojnë herë pas here grimca nga jeta e tyre në çift.
Çifti janë njohur që në vitin 2017, ku Eraldi përfaqësonte Durrësin në Mister Turizmi ndërsa Xhenisa u kurorëzua si Sirena e Detit.
Me jetë të gjatë vogëlushes!