KreuStil Jetese

10 fakte interesante për gjumin; (ndoshta të padëgjuara më parë)!

10 fakte interesante për gjumin; (ndoshta të padëgjuara më

Gjumi zë një pjesë thelbësore në jetën tonë, por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhte nëse ne vendosim që të mos flemë? Epo nuk keni përse të imagjinoni sepse ja çfarë ndodh; do të keni halucinacione, paranojë, shikim të mjegullt, humbje kujtese e shumë efekte të tjera negative. Vërtetë që këto efekte janë të frikshme, por janë të vërteta pasi personi, i cili mban rekordin për periudhën më të gjatë pa gjumë i kishte që të gjitha këto simptoma. Kjo na tregon se sa i rëndësishëm është gjumi në jetën tonë.

Më poshtë ju listojmë 10 fakte që edhe mund të mos i keni dëgjuar kurrë rreth gjumit.

Ndërsa flemë ne rritemi 8 mm
Është e përkohme, gjithsesi pasi zgjohemi ditën tjetër kthehemi përsëri në gjatësinë normale. Ky zgjatim prej 8mm ndodh në gjumë pasi kur jemi në këmbë ose të ulur të ne ndikon forca gravitacionale.

Trupi ynë është caktuar për 2 herë gjumë
Njerëzit mendojnë se 8 orë të vazhdueshme gjumi në natë janë mëse të mjaftueshme dhe të shëndetshme, por kjo nuk është e vërtetë. Trupi ynë përveç gjumit të natës është dizenjuar edhe për një dremitje gjatë ditës. Në fakt 8 orë gjumë të kombinuara janë më mirë se 8 orë gjumë pa ndërprerje.

Njerëzit që janë në depresion kalojnë më shumë kohë duke ëndërruar në gjumë
Ekziston një lidhje midis depresionit dhe Lëvizjes Së Shpejtë të Syrit (gjumë që ndodh me interval gjatë natës dhe ka më shumë ëndrra dhe përpëlitje, rrahje të shpejta zemre dhe frymëmarrje më të shpejtë). Kohëzgjatja e kësaj gjendje në gjumë zbulon sa i thellë është depresioni tek një person.

Ekzistojnë sëmundje që lidhen me gjumin nga të cilat mund të vdisni
Kjo sëmundje quhet Fatal Familial Insomia dhe është një sëmundje e rrallë e trurit. Simptomat e kësaj sëmundjeje rrisin shumë shpejt pagjumësinë, halucinacionet dhe delirin që më pas ndiqen nga dementia. Për fat të keq kjo sëmundje nuk ka kurë.

Më pak gjumë është e njëjtë me konsumimin e fast foodit
Mund të duket pa lidhje, por është e vërtetuar shkencërisht pasi këto janë ushqime që i kërkon trupi kur nuk fle sa duhet.

Të huajt në ëndrrat tuaja nuk janë të huaj
Epo, teknikisht ata janë të huaj, por nuk do të thotë se nuk i keni parë asnjëherë në jetën tuaj. Njerëzit që shikoni në ëndërr dhe për ju janë të huaj janë në fakt njërëz që ju i keni parë të paktën një herë në jetën tuaj dhe kjo ndodh pasi truri nuk mund të krijojë njërëz dhe për këtë arsye përdor fytyrat që i ka parë dhe regjistruar më parë.

Ditët më ta gjata se 24 orë
Kjo është një sëmundje kronike që quhet Non-24-Hour-Sleep-Wake (sindroma që rri mbi 24 orë zgjuar), dhe njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë kanë orë të brendshme më të gjata se 24 orë.

Hëna mund t’ju ndalojë që të flini
Sipas disa studimeve të kryera në Universitetin e Basel në Zvicër, gjatë hënës së plotë mund të mos keni gjumë.

Fakti se alkooli ju ndihmon të flini më mire është një mit
Është e vërtetë se alkoli të bën të flesh më shpejtë, por të thuash se gjumi do të jetë ishëndetshëm kjo nuk është e vërtetë.

Numërimi i deleve nuk funksionon me të vërtetë
Ideja se të numërosh delet që të të zërë gjumi nuk funksionon pasi kjo bëhet që mendja të mbushet me një detyrë monotone.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF