KreuStil Jetese

Ide dekori për një ambient më të këndshëm!

Me gjethet e vjeshtës

Nuk do ta besonit, por ngjyrat e vjeshtës shprehin një energji intensive, të afta për të sjellë dritë edhe në ditët e ftohta të shiut. Bordo ju sugjeron dia mënyra sesi të mbani të gjallë ambientin e shtëpisë, përmes disa dekorimeve të thjeshta, qoftë me disa gjethe, lule apo ndonjë kungull, në mënyrë të tillë që t’i jepni sa më shumë gjallëri çdo dhome.

Dekor me gjethe

Mblidhni disa gjethe gështenje dhe përdorini për të dekoruar tavolinën. Ato janë te bukura dhe kanë një ngjyrë ndryshku e cila zgjat, e nëse i kombinoni me fruta dhe boçe pishe, mund të krijoni një dekor special.

Frutat e ëmbla

Kjo është periudha më e përkryer për të zgjedhur kaq shumë fruta, ndaj mund t’i kompozoni ato duke i vendosur nëpër kavanozë të tejdukshëm, qofshin njëngjyrësh ose dyngjyrësh dhe më pas dekorojini me fjongo.

Jepi dritë dimrit

Qirinjtë i sjellin të gjithë në humor të mirë, sidomos në ditët e ftohta të dimrit, ndaj dekorojeni pjatën e tyre me fruta dhe kunguj, shtoni gjethe të ndryshme, edhe ndonjë manaferrë për ta bërë mbrëmjen tuaj më të ngrohtë dhe intime.

Manaferrat e egra

Zëvendësoni vazot tradicionale me filxhanë të mëdhenj çaji brenda të cilëve mund të futni bërthamat e manaferrave të egra, të cilat mund t’i kombinoni me lule të freskëta, edhe ato të egra, e padyshim disa gjethe të kafenjta.

Me boçe pishe

Zgjidhni disa boçe pishe, pastrojini në fillim nga instektet që mund të ndodhen Brenda me anë të një furçe dhe më pas lidhini me një spango të fortë. Vendosini në dhomën e gjumit, ato dhurojnë një aromë të mrekullueshme.

Gjithçka me kunguj

Edhe pse mund të duken si një aksesor i zakontë, nëse i kombinoni ato kthehen në të jashtëzakonshëm: zgjidhni disa kunguj me forma dhe madhësi të ndryshme, vendosini në ballkon shoqëruar me lule të stinës dhe do të lini pa fjalë të gjithë mysafirët.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF