KreuKuzhine

Recetë/ Filetë viçi me salcë boronice

Recetë/ Filetë viçi me salcë boronice

Filetë viçi me salcë boronice – 1000 kalori

Përbërësit: fileto viçi, 200 g boronica, 1 gotë verë e kuqe, 1 gotë raki, 1 qepë, 3 lugë vaj ulliri, kripë, piper, feta polenta

Përgatitja: Skuqni fillimisht në një tigan qepën e grirë me 3 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër. Vendosni sipër fileton e viçit të prerë me trashësi 2 centimetra dhe skuqini në zjarr të ngadaltë nga të dyja anët. Kur të jenë gati shtoni boronicat e freskëta, spërkatini me një gotë raki dhe pasi të avullojë, shtoni edhe një gotë verë të kuqe. Lërini në zjarr të lartë, derisa lëngu i gatimit të fillojë të pakësohet. Kur të jetë pjekur sa duhet, shtojini kripë dhe piper sipas shijes. Më pas shërbejeni fileton me feta polente të pjekura në skarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF