Jessica Alba
Konsiderohet si mbretëresha e lëkurës me shkëlqim. Shkëlqim natyral, aq shumë i dëshiruar nga vajzat. Mamaja e saj i ka mësuar asaj që në moshë të re këto tre këshilla që e ndihmojnë të mbajë lëkurën që ka: 1. Gjithmonë të lajë fytyrën në darkë 2. Gjithmonë të vendosë krem me faktor mbrojtës. 3. Asnjëherë të mos e tërheqë lëkurën e fytyrës, sidomos rreth syve.
Tre këshilla esenciale për një lëkurë të shëndetshme!
Blake Lively
Këshilla me e rëndësishme e bukurisë që mamaja i ka dhënë aktores është që të përdori majonezën si maskë për flokët. Tingëllon shumë e çuditshme, por shkencërisht kjo ka kuptim! Majoneza përmban vezë, limonë dhe uthull, përbërës shumë të rëndësishëm për flokë të shëndetshëm. E vërteta është që kjo maskë do të shkaktonte shumë rrëmujë, por nëse Blake e përdorë këtë maskë, pse mos ta bëjmë edhe ne.
Kendall Jenner
Ajo mund të trajtohet me produktet më të shtrenjta dhe të ndiqet nga specialistët më të mirë të lëkurës, por për të një nga këshillat më të vyera për lëkurën është ajo e mamasë së saj, Kris Jenner. Që në moshë të re Kris i ka mësuar Kendall që mos ta prekë kurrë fytyrën e saj me duar. Kjo është këshillë e vyer, të gjithë e dimë çfarë shkakton prekja e fytyrës: shumë puçrra!
Pryanka Chopra
Nëna e saj nuk i ka dhënë asaj vetëm këshilla shumë të mira për bukurinë, por i ka dhënë edhe disa receta shumë të mira që janë shumë të thjeshta për tu përgatitur në kushtet e shtëpisë. Një nga më të mirat është ajo receta për të përgatitur një scrub për buzët. Një lugë gjellë kripë, 2 pika ujë trëndafili dhe glicerinë vegjetale. Përzieni masën dhe ja ku e keni! Provojeni, nuk humbisni asgjë!
Nëna e saj nuk përdorte shumë make up, por ajo gjithmonë ka pëlqyer buzëkuqin e kuq. Këshilal e saj më e vyer e bukurisë ka qenë: Vendos pak buzëkuq të kuq dhe do të rregullojë gjithçka! Praktikojeni edhe ju!
Georgia May Jagger
Ajo është vajza e të famshmit Mike Jagger, por paçka aksesit në gjithçka të kushtueshme dhe cilësore që ka lidhje me bukurinë ajo vazhdon t’iu qendrojë besnike këshillave të nënës së saj sidomos kur është fjala për flokët. Përdorimi i vajit të avokados dhe të vajit të ullirit për flokë të shëndetshëm janë këshillat e nënës së saj dhe ajo i praktikon besnikërisht!