KreuStil Jetese

VIDEO/ Pas ndarjes nga Sam; Britney Spears i rikthehet stilit të vjetër të jetesës!

VIDEO/ Pas ndarjes nga Sam; Britney Spears i rikthehet stilit të

Sapo është ndarë nga Sam Asghari, Britney Spears nuk ka pritur t’i rikthehet stilit të saj të mëparshëm të jetesës, kështu të paktën duket nga video që ajo ka shpërndarë së fundmi në rrjetet e saj sociale.

Spears kaloi gjashtë vjet me Asghari, dhe vetëm disa ditë pas dorëzimit të dokumenteve të divorcit, ajo ka postuar një video në internet duke kërcyer në shtrat; ku në një moment shihet topless, më pas shihet teksa një burrë i lëpin këmbën, e më pas disa burra e mbajnë në krahë.

“Pra, çfarë bën një b***h si unë!? Vesh fustanin tim jeshil dhe shfaqem te miqtë e mi! I ftova djemtë e mi të preferuar dhe luaj me ta gjithë natën”, shkruan ajo ndër të tjera.

A post shared by Maria River Red (@britneyspears)

Lajmi se çifti po divorcohej u shpërnda javën e kaluar dhe Spears u shfaq në mediat sociale për ta konfirmuar atë gjatë fundjavës, “Siç e dinë të gjithë, unë dhe Sam nuk jemi më bashkë”, postoi ajo në Instagram të shtunën me një video të kërcimit të saj.

Gjashtë vjet është një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që unë jam pak e tronditur, por nuk jam këtu për të shpjeguar pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt!”.

Pas lajmit të divorcit, dolën zëra se Spears e kishte tradhtuar Asghari me një burrë të stafit dhe se kishte incidente dhune në marrëdhënie. Megjithatë, një burim ka folur dhe ka mohuar këto pretendime, “Nuk kishte asnjë tradhti”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF