KreuStil Jetese

“Gjithmonë bashkë”; Bora bën urimin e veçantë për Donaldin, në ditën e tij të lindjes!

“Gjithmonë bashkë”; Bora bën urimin e

Aktorët Donald dhe Romeo Veshaj festojnë sot ditën e tyre të lindjes. Në këtë ditë të shënuar, për Donaldin nuk ka munguar urimi nga personi i tij i zemrës, Bora Zemani.

Përkrah disa fotove shumë të bukura, moderatorja i ka dedikuar disa fjalë të bukura Donaldit, duke emocionuar jo vetëm aktorin por të gjithë fansat e tyre të shumtë.

“Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me @romeoveshaj, por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm, me mua! ?❤️ #happybirthday”, ka shkuar Bora në postimin e saj.

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Moderatoja dhe aktori kanë ndarë së fundmi me ndjekësit projektin e tij më të ri. Ata do të vijnë pranë publikut me një film, i cili do të trajtojë historinë e tyre të dashurisë.

Ata kanë zbuluar se ky projekt titullohet “5 herë jo” dhe do të jetë një komedi romantike me emocione të forta. Filmi pritet të ketë premierën në dhjetor 2023, dhe të gjithë do të kenë mundësi ta shohin në kinema.

“Ej,Miq!?? Një ngjarje e bukur për ne nis tani. Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta. Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh. Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre!

Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit. Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë.

Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund”, ka shkruar Bora Zemani.

Tags:

Home bordo

Revista Bordo
No. 43

SHKARKO VERSIONIN PDF