KreuStil Jetese

Librat falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare! Nis shpërndarja!

Librat falas për të gjithë nxënësit e shkollave

Të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare në vendin do të marrin librat falas me një përdorim.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ku kreu i qeverisë thekson po ashtu se ky vendim do të zbatohet dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm e të lartë.

“MIRËMËNGJES! Me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim –

si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë që kjo është një nismë që ka nisur prej disa vitesh në vendin tonë, si fillim me klasat e para të arsimit fillor, dhe më pas është zgjeruar edhe në klasat më të larta. Një ndihmë jo e vogël kjo për të gjitha familjet, sidomos ato që kanë më shumë e një fëmijë njëkohësisht në shkollë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF