KreuFashion

Rita Ora shkëlqen me një veshje tjetër në Festivalin e Venecias!

Rita Ora shkëlqen me një veshje tjetër në Festivalin e

Rita Ora shkelqeu teksa bëri një hyrje madhështore në Festivalin e Filmit të Venecias me tre veshje te ndryshme që morën vëmendjen e të gjithëve. Këngëtarja e “Girl In The Mirror”, dukej e mahnitshme me fustanin ngjyre argjendi pa rripa me diamante që mbulonin pjesët intime të saj, thote DalyMail. Kjo pasi me heret, 32 vjecarja beri kokat te ktheheshin teksa mbërriti me një varkë dhe me një veshje dramatike të përbërë nga një fustan i kuq saten i markës “Moschino” e një shtresë dantelle te zeze.

Rita, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, 48 vjeç, dukej mjaft tërheqëse teksa po zbriste në varkë përpara se të ndryshonte pamjen e saj të ardhshme. Me pas, ajo u shfaq me pantallona te zeza lekure dhe nje krop te zi qe i ekspozonte dekoltene.

Rita dukej tejet seksi në veshjen e saj. Sakaq, fustanit te argjendte ia shtoi edhe me shume shkelqimin me një çantë “Prada” në formë gjysmë hëne, ndërsa e kombinoi me kepuce me taka me majë të hapur.

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.

Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit). Festivali u hap me premierën e filmit italian të Luftës së Dytë Botërore “Comandante”, me regji të Edoardo De Angelis.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF