
Asgjë më shumë se një pamje e rifreskuar nuk ta fal energjinë që i duhet nisjes së në sezoni të ri.
Një prerje e re flokësh, apo një ngjyrë tjetër duket se është mëse e nevojshme për t’i dhënë portretit freskinë që do të na bëjë të ndihemi mirë jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht.
Pasi dielli i nxehtë i kësaj vere nuk është treguar fort i mëshirshëm me flokët dhe lëkurën, ardhja e vjeshtës përkon me takimet tek parukierja për trajtimet dhe ndryshimet e nevojshme të një fillim sezoni.
Duket se kjo vjeshtë ka sjellë në fron baluket, të cilat çdo ditë po i shohim së fundmi në personazhet e njohur VIP, të cilat i kanë dhuruar pamjes së tyre një ‘look’ fresh dhe tejet vajzëror.
Këngëtarja Fifi realizoi një prerje flokësh ‘bob’ pak ditë më parë që për hir të së vërtetës e tregojnë si një çupelinë gjimnazi mamin e Theo Mal.
Nga ana tjetër Orinda Huta, Klea Huta e Rudina Magjistari kanë hijeshuar edhe më portretin e tyre nëpërmjet balukeve.
Çiljeta Xhilaga hoqi dorë nga flokët biondë pas një kohe të gjatë, duke zgjedhur kësaj here një ngjyrë gështenjë, që ja nxjerr edhe më shumë në pah shkëlqimin e syve të gjelbër.