Ai nuk besoi asnjëherë në versionin zyrtar të vdekjes së Princeshë Dianës dhe Dodi Hayed në një aksident automobilistik, pasi sipas Mohamed Al Fayed princesha e famshme dhe i biri janë vrarë.

Miliarderi i cili zotëronte Harrods dhe Fulham FC është ndarë nga jeta më 30 gusht, pothuajse 26 vite pasi djali i tij u vra së bashku me Princeshën Diana në një aksident me makinë në Paris.

Biznesmeni egjiptian ishte 94 vjeç. Ai lindi në Aleksandri në vitin 1929 dhe u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1960, duke u bërë një forcë e hershme shtytëse në zhvillimin e Dubait dhe më vonë bleu House of Fraser, duke përfshirë Harrods, me vëllezërit e tij, si dhe hotelin Ritz në Paris.
Një shërbim funerali u mbajt në Xhaminë Qendrore të Londrës në Regents Park të premten e më pas ai u varros në Barroë Green Cour, në Oxted Surrey, në varrezat e familjes aty ky prehet dhe djali i tij Dodi.

Në një deklaratë të lëshuar nga Fulham FC, familja e tij tha: “Zonja Mohamed Al Fayed, fëmijët dhe nipërit e saj dëshirojnë të konfirmojnë se bashkëshorti i saj i dashur, babai i tyre dhe gjyshi i tyre, Mohamed, ka ndërruar jetë në mënyrë paqësore nga pleqëria të mërkurën më 30 gusht”

Z. Al-Fayed filloi karrierën e tij duke shitur pije të gazuara dhe më pas punoi si shitës makinash qepëse.
Ai e ndërtoi pasurinë e familjes së tij në prona të paluajtshme, anije dhe ndërtim, fillimisht në Lindjen e Mesme dhe më pas në Evropë. Një kombinim i ndërtimit të një perandorie biznesi në Mbretërinë e Bashkuar dhe krijimit të një fondacioni bamirësie e pa atë duke u përzier me figurat më të shquara të Mbretërisë së Bashkuar deri tek anëtarët e familjes mbretërore.

Z. Al Fayed besohet se është takuar me Dianën dhe princin e atëhershëm Charles në një ndeshje polo në vitet 1980, dhe përmes kësaj lidhjeje e prezantoi atë me djalin e tij Dodi.

Pavarësisht nga interesat e tij të mëdha të biznesit, zoti Al-Fayed nuk u ndal asnjëherë së hulumtuari rreth vdekjes që Dianës dhe djalit të tij Dodi dhe ai nuk u bind asnjëherë që aksidenti ishte i rastësishëm.
