KreuStil Jetese

Për herë të parë; Arbana na prezanton me vjehrrën e saj!

Për herë të parë; Arbana na prezanton me vjehrrën e

Vajza e Arbana Osmanit dhe e Eduartit, Zoi mbushi këtë të premte 1 vjeçe. Në këtë ditë të shënuar gjithë familja u mblodh për të festuar ditëlindjen e parë të së voglës.

Moderatorja zgjodhi që të ndajë me ndjekësit e saj momente të bukura nga festa që kishin realizuar. Veç të tjerash vëmendjen e ndjekësve e mori një nga postimet e rrallë të Arbanës.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Për herë të parë ajo ndau foto me vjehrrën e saj, mamin e Eduartit. “Diella”, ka shkruar Arbana, teksa e ka shoqëruar postimin me një emoji me zemër.

Kujtojmë që djalit të tyre, Arbana dhe Edi i vendosën emrin Diell, frymëzuar nga emri i mamit të regjisorit.

Përkrah disa fotove të realizuara në kishë, Arbana bëri një dedikim shumë të bukur edhe për të bijën, “Duke festuar engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe ndonjëherë. Jam e bekuar që jam nëna jote, do të të duam përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare❤️”.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Vajza e Arbanës bekoi dhe zbukuroi jetën e saj, pas dy djemve, Jonit, nga martesa e saj e mëparshme, dhe Diellit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF