KreuCelebrity

Italianët të tërbuar nga Kaney West dhe Bianca: Kompania e famshme i dëbon përgjithmonë!

Italianët të tërbuar nga Kaney West dhe Bianca: Kompania e

Kanye West dhe ‘gruaja’ e tij australiane Bianca Censori janë ndaluar përgjithmonë nga një kompani veneciane e marrjes me qira të varkave pas skandalit të tyre të ekspozimit të pahijshëm të të pasmeve në Itali javën e kaluar.

Çifti ndezi polemika të hënën e kaluar kur u panë duke shijuar një moment dashurie në një taksi uji në Venecia, me West duke ekspozuar të pasmet e tij të zhveshura përpara turistëve të shokuar.

Imazhet e çiftit treguan reperin amerikan 46 vjeç, të ulur në pjesën e pasme të taksisë lundruese, ndërsa e ashtuquajtura nusja e tij australiane, 28 vjeçe vendosi kokën në prehrin e tij.

‘Venezia Turismo Motoscafi’, kompania që ka marrë me qira varkën për West dhe Censori  ka konfirmuar se çifti ‘nuk janë më të mirëpritur’ në anijet e tyre.

Në deklaratën e saj, kompania dënoi aktivitetin e çuditshëm të çiftit, ndërsa konfirmoi se ishte ‘plotësisht në padije’ se çfarë ndodhi në varkë.

‘Zoti West dhe gruaja e tij nuk do të jenë më të mirëpritur kurrë në bordin e anijeve të kompanisë sonë,’; tha kompani e njohur në një deklaratë.

‘Venezia Turismo Motoscafi’ është një nga kompanitë kryesore private të navigimit të Venecias, që mburret me një grup mbresëlënës klientelesh të famshëm, duke përfshirë Lady Gaga, Harry Styles, Florence Pugh, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF