KreuCelebrity

Ja kush e zëvendësoi Barbara D’urson në ‘Pomeriggio5’ pas 15 vitesh!

Ja kush e zëvendësoi Barbara D’urson në

Sot pasdite do të nisë edicioni i 16-të i ‘Pomeriggio5’, i pari që nuk do të jetë nën moderimin e asaj që e nisi këtë program Barbara D’Urso.

Për arsye që edhe ajo vetë nuk i di, moderatores italiane i është hequr e drejta për të prezantuar programin e njohur të pasdites në Mediaset. Drejtuesit e gjigandit të medias vizive italiane ja kanë besuar këtë program moderatores Myrta Merlino.

Rikthimi i ‘Pomeriggio5’ në versionin e Myrta Merlinos, është një nga ndryshimet më interesante dhe më të papritura të sezonit të ri televiziv. Barbara D’Urso javët e fundit nuk ka bërë asgjë për të fshehur zhgënjimin e saj për largimin e papritur.

Në një postim të gjatë të publikuar në Instagram pak ditë më parë, në kuadër të edicionit të ri të ‘Pomeriggio5’, Barbara D’Urso tregon sesi ka evoluar programi në 15 vite menaxhim, që kur e krijoi së bashku me Claudio Brachino.

Keqardhja e saj e madhe është që nuk e ka përshëndetur siç duhet audiencën e saj besnike prej 15 vitesh. Në postimin e saj, D’urso tregon gjithë kalvarin e vështirësive që i dashur të kalojë gjatë viteve të transmetimit, ku ndër të tjera ajo tregon se buxheti për këtë program shpeshherë ke qenë i limituar.

Megjithatë pasioni dhe dëshira për ta bërë punën e saj ashtu siç duhet, e ka bërë Barbaran të tejkalojë çdo vështirësi pa u ankuar asnjëherë.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se pikërisht sot Barbara është larguar nga Italia në një destinacion që nuk bëhet i ditur.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF