19.5 C
Tirana
E premte, 22 Shtator, 2023
spot_imgspot_img

Zgjidhet misteri i Trekëndëshit të Bermudës? Shpjegimet për zhdukjet shokuese! 

Misteri që ka habitur shkencëtarët prej vitesh duket se më në fund ka gjetur një shpjegim. Një ekspert mendon se e di arsyen e zhdukjeve tronditëse të anijeve e avionëve.  

Trekëndëshi i Bermudës, një zonë në Atlantikun e Veriut, është bërë i famshëm dhe frikësues për zhdukjen e disa anijeve atje në vazhdën e kohës. Disa besojnë se është një vorbull gjigante e fshehur që gëlltit anijet, të tjerë fajësojnë alienët për zhdukjet misterioze. Tani, një ekspert mendon se ka një shpjegim të mirë.  

Në dokumentarin e Channel 5, “Sekretet e Trekëndëshit të Bermudës”, gjeologu Nick Hutchings, dha shpjegimin e mëposhtëm: “Bermuda është në thelb një mal në det – një vullkan nënujor. 30 milionë vjet më parë, ishte mbi nivelin e detit.

Ndërkohë është gërryer dhe na ka mbetur vetëm maja e vullkanit. Ne kemi disa kampionë nga brenda që përmbajnë magnetit. Është lënda natyrore me magnetizmin më të madh në Tokë.”  

Në film, Hutchings bën gjithashtu një eksperiment, duke përdorur pak shkëmb dhe një busull. Kur shkëmbi vendoset në një sipërfaqe të sheshtë dhe mbi të kalohet busulla, gjilpëra çmendet. Shpjegimi është se shkëmbi ka magnetit në përbërjen e tij. “Mund të imagjinoni marinarët e së kaluarës duke lundruar mbi Trekëndëshin e Bermudës. Mendoj se për ta ishte e pashpjegueshme ajo që po ndodhte. I ngatërroi të gjithë.” Me fjalë të tjera, anijet humbën thjesht sepse nuk po lundroheshin siç duhet. Sipas Britannica, 50 anije dhe 20 avionë janë zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës me kalimin e kohës. 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit