KreuBusull

Babai i vitit; Vishet me fustan pink për të parë me vajzën në kinema filmin Barbie!

Babai i vitit; Vishet me fustan pink për të parë me vajzën

Sa baballarë nuk do të hezitonit të vishnin një tutu prej tyli dhe body të ngjitur pas trupit duke formuar një outfit vajzash në ngjyrë pink?

Pak ose aspak, prandaj Eleazar Rodriguez le të shpallet babai i vitit. Ai nuk hezitoi aspak kur e bija katër vjeçare shprehu dëshirën që i ati të vishej njësoj si ajo me fund dhe body në ngjyrë pink, për të ndjekur në kinema premierën e filmit Barbie.

Për të bërë realitet dëshirën e vajzës duhej të bashkëpunonte dhe mami, e cila u mobilizua për të realizuar veshjet matchy-matchy babë e bijë.

Sigurisht që paraqitja e dyshes mori vëmendjen e çdo të pranishmi në kinema ndaj edhe babai i vajzës u ftua të japi edhe intervista lidhur me gjestin e ëmbël.

Në një intervistë, Eleazar tha: “Ne kishim blerë tashmë biletat e premierës së filmit në internet një muaj më parë. Ideja ishte spontane. Mbështetja dhe krijimtaria e gruas time Alejandra i bënë të gjitha së bashku duke bërë realitet ëndrrën e vajzës tonë”.

Tags:

Home Busull

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF