KreuCelebrity

Një adoleshente e hijshme; shihni sa është rritur Kaltrina, vajza e Dr Florit!

Një adoleshente e hijshme; shihni sa është rritur Kaltrina, vajza

Kur i ati ishte gjallë, Kaltrina nuk mungonte asnjëherë në rrëfimet e Dr Florit sa herë që ftohej nëpër intervista audiovizive apo të shkruara. Kaltrina ishte pika e tij e dobët, por fati i trishtë deshi që Florjan Kondi të largohej nga kjo botë fare ri vetëm 35 vjeç, ndërsa vogëlushja Kaltrinë do të përjetonte humbjen më të madhe që mund të përjetojë një fëmijë në moshën 8 vjeçare.

Sot Kaltrina është 17 vjeç e ndërsa po kalon pak nga pak moshën e adoleshencës ajo është kthyer në një zonjushë tejet të hijshme, elegante dhe të ëmbël.

Kaltrina duket se nuk i preferon shumë rrjetet sociale dhe në ato pak raste që poston në llogarinë personale në instagram, tregon sesi dita ditës po kthehet në një zonjushë të rritur që ndan kohën me mami Blerinën, vëllain Danielin, miqtë e saj e po ashtu edhe me miqtë e vjetër të babit, të cilët e kanë shoqen e vogël të grupit të tyre.

Njësoj si i ati, edhe Kelly (nga instagrami mësuam që të afërmit e quajnë kështu Kaltrinën me përkëdheli) është nxënëse në shkollën e mesme Petro Nini Luarasi.

Kelly, një Petroninse me flokët e gjatë kaçurrelë, portretin gjithmonë të qeshur dhe fizikun elegant për të cilën babi do të ishte shumë krenar.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF