19.5 C
Tirana
E premte, 22 Shtator, 2023
spot_imgspot_img

Yjet që u dashuruan me fansat e tyre!

Është një “përrallë” e vjetër sa koha: Të famshmit takohen “me vdekatarë të thjeshtë”. Pëlqehen, dashurohen, e në disa raste edhe përfundojnë në martesë. Këta janë vetëm disa prej yjeve që kanë përjetuar një eksperiencë të tillë:

George Clooney e takoi Sarah Larson teksa festonte ditëlindjen në Las Vegas, në resortën ku ajo punonte. Ajo ishte admiruese e tij. U lidhën në 2007, e u ndanë një vit më vonë.

Liam Payne nisi një lidhje romantike me Maya Henry, fanse e madhe e tij, gjatë një takimi me admirues të grupit One Direction në 2015-tën. U fejuan e qëndruan bashkë deri ne vitin 2021.

Harry Styles e njohu Townes Adair Jones, nëpërmjet motrës së tij. Ai i referohet asaj në këngën  “Carolina.”

Patrick Dempsey e befasoi parukieren ( fanse) të tij), Jillian Fink, kur i kërkoi të dilnin bashkë pasi kishte qenë tre vjet klient i saj. Ata lidhën kurorë në 1999.

Kelly Preston ishte vetëm 16 vjec kur pa një poster të John Travolta tek filmi  “Grease” dhe tha : “Unë do të martohem me të”. Dhe u martuan vërtet në 1991.

Nicolas Cage u martua dhe Alice Kim, kameriere në një restorant në LA vetëm dy muaj pas takimit me te. Qëndruan bashkë për 12 vjet.

Vetë Katë Middleton mbante postera të princit William në dhomën e saj të konviktit përpara se ata të njiheshin bashkë zyrtarisht.

Matt Damon thotë se që në monentin që takoi fansen e tij, Luciana Barroso, nuk i hoqi dot më sytë prej saj. Janë bashkë ende sot e kësaj dite.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit