KreuStil Jetese

Emily Ratajkowski mesazh për gratë e reja, të sapo divorcuara: “Urime, s’ka gjë më të mirë”!

Emily Ratajkowski mesazh për gratë e reja, të sapo divorcuara:

Modelja 32-vjeçare, e cila u divorcua nga producenti Sebastian Bear-McClard pas katër vitesh martesë vitin e kaluar, ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë e divorcuara në TikTok. Ky reagim i modeles vjen një ditë pasi Joe Jonas, 34 vjeç, paraqiti kërkesën për divorc nga Sophie Turner, 27 vjeçe.

“Pra, duket sikur shumë zonja divorcohen para se të mbushin 30 vjeçe. Dhe si dikush që u martua 26 vjeçe, dhe u divorcua për pak më shumë se një vit në moshën 32 vjeçe, më duhet t’ju them se nuk mendoj se ka gjë më të mirë.

Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh në të 30-at, të jesh ende seksi, ndoshta të kesh pak para, të kuptosh se çfarë të bësh me jetën tënde dhe të gjitha këto. Të kesh provuar këtë fantazi të martesës dhe të kuptosh se ndoshta nuk është gjithçka që imagjinon.

Atëherë ju keni gjithë jetën tuaj përpara. Pra, për të gjithë këta njerëz që janë të stresuar për këtë, për divorcin, është një gjë e mirë. Urime! Personalisht më duket elegante të divorcohesh deri në moshën 30-vjeçare”, theksoi modelja.

personally i find it chic to be divorced by the age of 30

Videoja e modeles erdhi vetëm një ditë pas lajmit për ndarjen e Turner dhe Jonas. Jonas bëri kërkesë për divorc dhe, në dokumentet e siguruara nga PEOPLE, pretendoi se “martesa midis palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Kujtojmë që vetë Ratajkowski paraqiti divorcin nga Bear-McClard, 36 vjeç, me të cilin ndan një djalë 2-vjeçar, Sylvester Apollo, në shtator 2022.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF