KreuStil Jetese

I gjejnë eshtrat e djalit në një kuti në shtëpi, aktorja greke: Ka ndonjë problem këtu?

I gjejnë eshtrat e djalit në një kuti në shtëpi,

Aktorja legjendare e teatrit dhe filmit grek, Kali Kalo, tashmë në moshën 97 vjecare ka bërë për mediat në Athinë disa rrëfime mbi jetën dhe karrierën e saj. Kalo, apo Kaliopi Dambergi përmendi për herë të parë për eshtrat e djalit të saj të vetëm, i cili vdiq 40 vite më parë. Eshtrat u gjetën në shtëpinë e saj në një kuti druri.

“Ishte për arsye emocionale që unë i mbaja eshtrat e djalit tim në shtëpi. Nuk munda, nuk doja që kockat e fëmijës tim të përziheshin me të tjerët.

Edhe policia erdhi në shtëpi dhe mori një mostër për të parë nëse janë vërtet të birit tim. I thashë ‘po’. Unë dua që ata të jenë të papërziera me të tjerëve. Nuk e kuptoj pse u përfol kaq shumë. A ka ndonjë problem këtu?’ u shpreh aktorja e famshme.

Ndajra nga jeta e të birit ndodhi pas një aksidenti të rëndë. “Djali im e kishte pasion Kiminë, mësuesja i sillej edhe mirë edhe keq. Ajo megjithatë i dha forcë për të bërë eksperimentet e tij.

Për 14 vjet kam luftuar në të gjitha qytetet e Europës. Ai humbi dorën, sytë dhe ne u luftuam shumë. Unë nuk doja ta humbja atë… “, u shpreh me dhimbje ajo.

Tags:

Home bordo

Revista Bordo
No. 43

SHKARKO VERSIONIN PDF