KreuStil Jetese

Jimmy Fallon krijonte një mjedis pune aq toksik, sa punonjësit donin të vrisnin veten!

Jimmy Fallon krijonte një mjedis pune aq toksik, sa punonjësit donin

Jimmy Fallon është akuzuar për sjellje të çrregullt dhe krijimin e një mjedisi toksik në “The Tonight Show”. Dy punonjës aktualë dhe 14 ish-punonjës kanë treguar për “Rolling Stone” se si ishte të punoje në ‘talk show’.  Ata pretenduan se “mjedisi i shëmtuar prapa skenave” filloi nga Jimmy dhe u përkeqësua gjatë nëntë viteve të drejtimit të tij.

Dyshohet se ishte e njohur se do të kishte “ditë të mira të Jimmy” dhe “ditë të këqija të Jimmy”, ku punonjësit do t’i frikësoheshin “shpërthimeve” dhe sjelljes nënçmuese të tij. Disa punonjës që raportuan shqetësimet e tyre te HR dyshohet se u pritën me hakmarrje, duke përfshirë shkarkimin.

Pavarësisht nga personaliteti karizmatik i Jimmy-t, në realitet thuhet se ishte një “atmosferë” mjaft e zymtë. Një ish-punonjës tha: “Ishte puna ime e ëndrrave. Të shkruarit për ‘Tonight Show’ është puna e ëndrrave për shumë njerëz, por për ata që hyjnë aty shumë shpjet bëhet një makth. Është e trishtueshme që është kështu, sidomos duke e ditur që nuk duhet të jetë kështu”.

Përvojat në emision çuan në përkeqësimin e shëndetit mendor të shtatë ish-punonjësve. Sipas ish-punonjësve, dhomat e zhveshjes thuhet se quheshin “dhoma për të qarë” dhe njerëzit shpesh bënin shaka duke thënë se “dëshironin të vrisnin veten”.

Një ish-punonjës i tha Rolling Stone, “Unë nuk doja të jetoja më. Gjithë kohës kam menduar të vras veten. E dija thellë brenda vetes që nuk do ta bëja kurrë në të vërtetë, por në kokën time, unë mendoja: “Pse mendoj për këtë gjatë gjithë kohës?”.

“Askush nuk i tha Jimmy-t, ‘Jo’. Të gjithë ecnin mbi një terren të minuar, veçanërisht ata që ishin pjesëmarrës në shfaqje. Ti kurrë nuk e dije se me cilin Jimmy do të përballeshim dhe kur ai do të bënte një sulm të ashpër. Shikoni sa prezantues shkuan kaq shpejt. Ne e dimë se ata nuk do të zgjatnin shumë”, tha një tjetër ish-punonjës.

 “Ishte sikur, nëse Jimmy është në humor të keq, dita e të gjithëve është e ndyrë”, tha një tjetër për Rolling Stone. “Njerëzit nuk do të bënin shaka në zyrë dhe nuk do të qëndronin përreth dhe të flisnin me njëri-tjetrin. Ishte si të thuash, fokusohu në çdo gjë që duhet të bësh, sepse Jimmy është në humor të keq dhe nëse e sheh këtë, ai mund të fluturojë.

Përfaqësuesit e Jimmy nuk kanë komentuar deklaratat. Një zëdhënës i NBC tha: “Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ‘The Tonight Show’, dhe ofrimi i një mjedisi pune të respektueshëm është një përparësi kryesore. Si në çdo vend pune, ne kemi pasur punonjës që ngrenë çështje; ato janë hetuar dhe janë marrë veprime aty ku është e nevojshme.  Siç ndodh gjithmonë, ne inkurajojmë punonjësit që mendojnë se kanë përjetuar ose vërejtur sjellje të papajtueshme me politikat tona, të raportojnë shqetësimet e tyre në mënyrë që ne t’i adresojmë ato në përputhje me rrethanat.”

Tags:

Home bordo

Revista Bordo
No. 43

SHKARKO VERSIONIN PDF