Ditjona Bora është ish-partnerja e balerinit të njohur Ledian Agallijaj. Ajo rreth 9 muaj më parë u bë kryefjalë e mediave për shkak se balerini i dha fund fejesës disavjeçare me të, dhe nisi një romancë me këngëtaren Elhaida Danin, konkurrente në “Dance With the Stars”.
Edhe pse nga vetë këngëtarja dhe balerini akuzat që qarkulluan në rrjet ato kohë i mohuan, ndjekësit ishin të bindur se në nisje të programit Lediani dhe Ditjona ishin në një marrëdhënie, pasi kjo e fundit ishte mbështetësja e tyre më e madhe, pasi ndante video nga perfomancat e tyre në rrjetin e saj social Instagram dhe nuk i kursente komplimentet për ta.
E teksa Elhaida dhe Lediani vazhdojnë romancën tyre, Ditjona vijon të jetë e ndjekur në rrjetet e saj social dhe ngjall ende kërshëri për jetën e saj private. Rreth dy javë më parë ajo festoi 35-vjetorin e lindjes dhe së fundmi së bashku me stafin kanë organizuar një festë shumë të bukur, duke qenë se një pjesë e mirë e tyre kanë patur ditëlindjen gjatë muajit gusht.
“Grupi luanëve”, ka shkuar ajo në një nga postimet e saj. Ndërkohë në një tjetër postim, ajo ka treguar se ka marrë dhuratë dy unaza shumë të bukura dhe me humor ka përdorur frazën kur vajzat i japin fund beqarisë.
Por ndryshe nga të gjitha, Ditjona nuk ka marrë një propozim për martesë dhe ende nuk e ka gjetur dashurinë, është thjesht një dhuratë nga kolegët e saj.
“Unë thashë POOO””, shkruan ajo teksa e shoqëron frazën me një emoji me të qeshur, dhe shton se kjo është një dhuratë nga stafi për 35-vjetorin e lindjes”.
Një postim tejet të bukur Ditjona e bëri edhe në ditën e saj të lindjes, më 21 gusht. Ajo dha një mesazh për veten, por edhe për të gjithë vajzat që përballen në jetë me situata të ngjashme si ajo, “Shpesh e gjej veten të kërkoj shumë gjera që nuk i kam, por kur mendoj ato që pikerisht kam, ndihem kaq e bekuar!?? Faleminderit ZOT! ????”, ka shkruar ajo.