Pas romancës së re të Leonardo DiCaprio me modelen italiane Vittoria Ceretti, e cila konfirmoi edhe fundin e marrëdhënies së tij me Gigi Hadid, duket se edhe modelja është përfshirë në një romancë të re.

Sipas mediave të huaja modelja tashmë është në një lidhje me producentin muzikor Cole Bennett. Cole më parë ka punuar me Blink-182, Lil Yachty, Post Malone, Justin Bieber, Kanye West, Eminem dhe më shumë. Ai gjithashtu zotëron kompaninë multimediale “Lyrical Lemonade.
Modelja 27-vjeçare po i jep një shans të dytë dashurisë me biznesmenin 28-vjeçar, megjithatë lidhja e tyre sapo ka nisur. Siç zbuloi një burim i afërt për Us Ëeekly, ata kanë qenë “miq prej disa vitesh” dhe duket se e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Madje modelja e sheh producentin e muzikës më ‘të denjë’ në krahasim me marrëdhëniet e saj të mëparshme.

Gjithashtu u zbulua se Gigi mund të jetë në kërkim të një marrëdhënieje më të qëndrueshme pas romancës së shkurtër me yllin e Hollivudit. “[Ajo është] gati për diçka më serioze”, shtoi burimi, ndërsa një burim tjetër i tha gazetës se Cole është shumë i përkushtuar në lidhjen e tyre. “Ai çmendet pas saj”, ndanë ata.

Ndërkohë, Leonardo u fotografua së fundmi duke ndarë një puthje pasionante me Vittoria-n në Ibiza të Spanjës, pasi ata u panë të takoheshin me akullore në Santa Barbara të Kalifornisë. Modelja ishte e martuar më parë me DJ Matteo Milleri dhe u përfol se ishte takuar me aktorin në maj në Festivalin e Filmit në Kanë.
Vittoria thuhet se është shoqe me Gigi-n dhe thuhet se ato kanë punuar së bashku në të kaluarën.