KreuStil Jetese

57 vjeç, këngëtarja italiane martohet me karabinierin 15 vjet më të ri!  

57 vjeç, këngëtarja italiane martohet me karabinierin 15 vjet

Në Itali, është lajmi i ditës për mediat rozë: Luisa Corna, këngëtare, moderatore dhe ish modele lidhi kurorë në moshën 57 vjecare me partnerin e saj karabinier, 15 vjet më të ri se ajo. Lidhja e tyre zgjaste prej 9 vitesh tashmë.  

Luisa hyri në kishë me një fustan të bardhë të bukur e shoqëruar nga e ëma, ndërsa Stefano Giovino, 42 vjeç, nënkolonel që drejtonte departamentin e Mbështetjes së Regjimentit të Parashutistëve në Toskanë, mbante veshur  uniformën zyrtare.

“Kur e takova, e mendova cështjen e moshës: 15 vjet nuk janë pak. Por ishte vetëm një mendim. Përvoja më ka bërë të kuptoj se në këtë jetë, nuk ka siguri për asgjë. Prania e tij ishte kaq tërheqëse dalëngadalë, mosha doli në plan të dytë”, tha Corna për “Corriere della Sera”. 

Dyshja u njohën gati një dekadë më parë gjatë një eventi të organizuar nga Kryqi i Kuq. Luisa, sipas shtypit vendas, është e dashuruar marrëzisht pas 42 vjecarit, që është baba id y adoleshentëve, 13 dhe 15 vjec.  

“Stefano u kthye menjëherë në familjen time, dhe prania e këtyre dy fëmijëve të cilët i kam parë të rriten, e cimentoi edhe më shumë lidhjen tonë. Sigurist, ata kanë nënë e tyre, por për mua ishte e bukur që arrita të kthehem në një pikë referimi për ata. Këta fëmijë më mbushën jetën, dhe bënë që të mos ndieja boshllëkun e mëmësisë”, u shpreh ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF