KreuStil Jetese

Prestigjiozet The Sun dhe Daily Star artikull dedikuar “Love Island Albania”!

Prestigjiozet The Sun dhe Daily Star artikull dedikuar “Love Island

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga startimi i programit “Love Island Albania” dhe tashmë për të kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare. Bëhet fjalë për “The Sun” dhe “Daily Star”, të cilat kanë shkruar për konkurrentin më të ri që u fut mbrëmjen e së shtunës në vilën e dashurisë, Haris Namani.

“Haris, 22 vjeç, u shfaq në një video prezantuese duke folur në shqip. Disa poza të tij duke grushtuar në ajër si boksier janë futur në intervistë, e cila është interesante duke pasur parasysh arsyen e largimit të tij nga emisioni në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar “The Sun”.

 “Ai ka qenë në Love Island UK, kjo ka për të qenë argëtuese”, shkruan një fans. Haris numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Shumë prej jush më keni mbështetur në Love Island Angli dhe pres që ta bëni edhe këtu. Kam ardhur prej Anglisë që t’i hallakas. Vetë konkurrentëve kam me ju thënë rrëmuja po vjen. Keni lexuar shumë lajme për mua, por janë thashetheme”, shprehej Haris në klipin prezantues.

Haris është boksier dhe në klipin prezantues tha se ka ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë e jetës. Nëse fitoj, ndoshta paratë, ndoshta dashurinë, duke parë e duke bërë”, u shpreh ai.

Edhe miqtë e tij që kanë marrë pjesë në ‘reality show’ nuk kanë nguruar që t’i urojnë atij suksese në aventurën e re që ka marrë në “Love Island Albania”. Një prej tyre ka qenë edhe Diska, një nga fituesit e spektaklit në Britani.

Programi “Love Island” vjen për herë të parë në Shqipëri si një patentë nga ITV Studios dhe një prodhim i TV Klan.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF