Pas ndarjes, u duk se Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kishin arritur te ruanin nje marredhenie miqesore, por ndoshta nuk eshte tamam ashtu. Me fundin e romances, mes dyshes u nderprene edhe marrëdhëniet e punës.

U mësua se Dafina e zëvendësoi Dj Geek me një Dj tjetër, ndërsa ish-i i saj ka bere se fundi nje postim qe po interpretohet si thumb per kengetaren.

Ne Instastory, ai ka shpërndarë se fundi fabulën e famshme të sorrës.
“Ndaloni të humbni kohën me sorra! I merrni ato në lartësitë tuaja dhe ato do të zhduken. Kur doni të hiqni “qafe” sorrat, ngrini nivelin e synimeve… Mos harroni, sorra mbetet prapë sorrë!”- shkruhet ndër të tjera.
