Që në momentet e para të romancës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u kthyen në një nga prej çiftet më të diskutuar të showbiz-it shqiptar. Fansat vazhdojnë të mbeten mjaft kureshtarë për marrëdhënien e tyre edhe pasi kanë kaluar disa muaj nga përfundimi i BBVIP.
Luizi këtë të martë ka publikuar në rrjetin e tij social një Story ku shihej pranë një gruaje me barku paksa të rrumbullakosur dhe krah saj shkruante, “Rrahjet më të bukura në botë”, duke hedhur në këtë mënyrë dyshime se Kiara, partnerja e tij, ishte shtatzënë.
Së fundmi burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Kiara Tito është vërtet në pritje të ëmbël. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se moderatorja është rreth 5 javëshe shtatzënë.
Më herët Luizi ka bërë edhe një tjetër postim që ka tërhequr jo pak vëmendjen e fansave. Ai ka ndarë një foto krah Kiarës, duke mbajtur një beb në duar dhe krah saj ka shkruar se po bën prova për story-n që do të publikojë pas ca kohësh, pra kur të bëhen prindër. “Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga ‘Big Brother’ dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për story-n që do të bëjmë pas ca kohësh”, ka shkruar ai.
Pak javë më parë ata kanë qenë në festën që prindërve të Kiarës që kanë organizuar për 30-vjetorin e martesës dhe çifti mund të themi me plot gojë se ka ‘djegur’ me të kërcyer. Duhet thënë se në videot e publikuara Luizi dhe Kiara duken më të se lumtur kurrë. Ndërkohë pjesë e festës ka qenë edhe mami i Luizit, dhe këtë e ka zbuluar vetë këngëtari pasi ka ndarë një fotografi me nënën e tij në rrjetin e tij social Instagram.
Këto muaj kanë qenë me shumë angazhime për Luizin dhe Kiarën. Teksa të dy ata janë mjaft të fokusuar te karriera; Kiara me biznesin e saj të ri dhe me moderimin, ndërsa Luizi me aktivitetet muzikore, ata vazhdimisht kanë gjetur kohën për të kaluar momente së bashku, dhe copëza prej tyre i kanë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Mesa duket çifti aq shumë i diskutuar tashmë ka marrë hapin e madh për të krijuar familje së bashkë..