KreuStil Jetese

E vërteta e romancës së Taylor Swift me yllit e NFL-së, Travis Kelce!

E vërteta e romancës së Taylor Swift me yllit e NFL-së,

U duk se këmbëngulja e yllit të futbollit, Travis Kelce, u shpërblye pasi u tha se më në fund arriti të lidhej me superyllin e popit, Taylor Swift. Një burim zbuloi për The Messenger se “Taylor dhe Travis dalin së bashku në fshehtësi dhe se këngëtarja u takua me atletin kur ishte në Neë York City disa javë më parë”.

Por së fundmi një burim i tha ET se Travis Kelce dhe këngëtarja e “Anti-Hero” nuk janë zyrtarisht në lidhje. 

Lajmet vinë pasi Kelce tentoi t’i kalonte Swift-it numrin e tij të telefonit gjatë turneut të saj rekord Eras, por nuk pati sukses në përpjekjet e tij. Gjatë një episodi të podcast-it të Neë Heights, Jason Kelce, zbuloi se ai kishte bërë një byzylyk për shfaqjen me shifrat e numrit të tij të telefonit në rruaza.

Dy herë kampioni i Super Boël donte t’ja dhuronte bizhun që bëri yllit të popit, përpara shfaqjes së saj në Kansas City në stadiumin Arroëhead në korrik, por për fat të keq për të, Swift nuk e pranoi.

“U zhgënjeva që ajo nuk flet para ose pas shfaqjeve të saj, sepse ajo duhet të ruajë zërin e saj për 44 këngët që ajo këndon, kështu që isha pak i mërzitur dhe nuk arrita t’i dorëzoja një nga byzylykët që bëra për të”, shpjegoi Kelce në podcast.

Kelce, i cili më parë ka qenë i lidhur me Kayla Nicole, ka qenë i përfolur për admirimin e tij për Sëift në të kaluarën. Gjatë një interviste për ESPN në vitin 2019, ai zbuloi se ishte një fans i madh i këngëtares dhe madje kishte ndjekur një nga koncertet e saj. “Ajo bën një përformancë të mrekullueshme dhe është thjesht një interpretuese e shkëlqyer”, tha ai.

Mbetet për t’u parë nëse Kelce dhe Sëift do të jenë superçifti më i ri i showbizit botëror apo jo..

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF