KreuStil Jetese

U sëmur nga bajamet dhe vdiq, prindërit e 20-vjeçares kërkojnë hetim!

U sëmur nga bajamet dhe vdiq, prindërit e 20-vjeçares

Vdekja e nje 20 vjecareje, te idenfitikuar si Paraskevi nga Kios ne Greqi, jane te shkaterruar nga vdekja e saj. Vajza u nda nga jeta të mërkurën në Spitalin Universitar të Janinës, nje jave pasi u diagnostikua me bajame.

“Duam të dimë se për çfarë vdiq vajza jonë. Jemi në pritje të rezultateve nga autopsia, e cila ende nuk është bërë. Duhet të jenë bërë gabime dhe vajza jonë e vogël vdiq nga pakujdesia. Nuk mund ta besojmë”, thone familjarët. Në Spitalin Universitar të Janinës është urdhëruar një hetim paraprak urgjent lidhur me vdekjen e studentes. Ne kuadër të verifikimeve, do të shqyrtohen edhe gabimet gjatë shtrimit të saj, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

Vajza u shtrua në Klinikën e Otorinolaringologjisë një javë më parë dhe u diagnostikua me bajame. Ajo u soll nga një mik i cili gjithashtu kishte të njëjtat simptoma, por doli nga spitali pas dy ditësh. Gjendja e saj, megjithatë, në vend që të përmirësohej, u përkeqësua. Ethet e 20 vjecares kanë vazhduar ndërkohë që sipas burimeve ka pasur dhimbje të forta barku, të cilat i atribuohen gastroenteritit. Ajo i është nënshtruar një CT dhe ka qëndruar në klinikë.

Ajo u intubua dhe më pas u transferua në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit Universitar të Janinës ku ndërroi jetë në orët e para të pasdites, edhe pse nuk kishte pasur asnje problem tjeter shëndetësor, nuk kishte sëmundje kronike dhe asnjë problem në zemër nuk ishte diagnostikuar në të kaluarën.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF