KreuStil Jetese

Jo stërvitje intensive: Salma Hayek tregon sekretin e formës fizike perfekte! 

Jo stërvitje intensive: Salma Hayek tregon sekretin e formës fizike

Celësi i pamjes së saj rinore dhe formës së shkëlqyer fizike nuk është stërvitja intensive: Salma Hayek rrëfen se pamjen e saj të mrekullueshme në moshën 57 vjecare, ia detyron meditimit.  

 “Unë vërtet besoj se funksionon. Njerëzit thonë se është stërvitja. Unë mendoj se është meditimi”, është shprehur aktorja për Entertainment Tonight. 

 “Duhet ta gjesh rrugën tënde. Për mua, stërvitja është e vështirë. Është vërtet, vërtet e vështirë të kesh vullnetin për ta kryer rregullisht, ndërsa meditimi është si një shëtitje në park, sepse është mënyra ime”, ka theksuar aktorja e famshme.  

Hayek shtoi se e praktikon cdo ditë këtë rutinë dhe gjen gjithmonë kohën  për të qëndruar për një çast me veten.  

Më herët, në një episod të podcastit SiriusXM, ajo qe shprehur : “Kur nuk meditoj për një kohë, mund ta merrni me mend çfarë ndodh? Jo vetëm që fytyra ime dhe gjithçka fillon të bjerë, por hernia diskale, problemi i qafës, problemi i ijës, problemi i nyjës së këmbës më kthehen. Filloj të thyhem. 

Salma ka shpjeguar se madje ka arritur në një pikë në rutinën e saj të meditimit, ku e ndjen energjinë duke “vallëzuar” në trupin e saj. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF