KreuFashion

Nga Parisi në Tiranë; 5 modele flokësh për vjeshtën e këtij viti!

Nga Parisi në Tiranë; 5 modele flokësh për vjeshtën e

Vjeshtë, kjo stinë e praruar ku përveç spektaklit të ngjyrave të arta që fal natyra, moti është më i përshtatshmi për të ndjekur çdo trend mode, pasi nuk është as vapë, as ftohtë…

Vjeshta është stina perfekte për një prerje flokësh, pasi dëmtimet e verës mund të fillojnë të dalin në sipërfaqe. Nëse dëshironi të ndryshoni pamjen tuaj duke u kujdesur siç duhet për flokët që janë tharë për shkak të rrezeve të diellit dhe kripës së detit, nga pasarelat e modës pariziane vijnë disa sugjerime. Redaktorët e  Vogue  prezantojnë pesë trende të flokëve që do të tërheqin vëmendjen këtë vjeshtë.

Baluke mikro

Çelësi i mikrobalukeve, të cilat aktualisht janë një trend i nxehtë, është t’i mbani ato sa më të shkurtra dhe t’u jepni atyre një prerje elegante.

Ndërto dhe shktatërro

Një ndër modelet më pariziane flokësh është ajo që ata a quajnë ‘coiffé-décoiffé’, që do të thotë të krijosh dhe të shkatërrosh. Tek flokët ky model përkthehet në një model flokësh që të jep idenë sikur sapo je çuar nga krevati.

Flokë të lagur

Flokët e lagur janë një stil shumë i popullarizuar, por këtë sezon marrin një pamje më intensive.

Kapjet chignon

Modeli chignon mund të jetë një stil i thjeshtë kapje flokësh mbështjellë rreth një aksesori flokësh.

Flokë shumë të gjatë

Flokët e gjatë tashmë kanë qenë në qendër të vëmendjes këtë verë. Pritini majat e flokëve të dëmtuara me rreth 2 deri në 3 cm. Pavarësisht ngjyrës gjatësitë që shkojnë deri tek beli me siguri do të kthejnë kokat.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF