KreuStil Jetese

Shkenca foli: Gigi Hadid ka nofullën më të bukur në botë! 

Shkenca foli: Gigi Hadid ka nofullën më të bukur në

Studimi i dy shkencëtarëve belgë, Maurice Mommaerts dhe Robbert Cleymaet, nga Universiteti i Brukselit për të përcaktuar se cila është femra me nofullën më të bukur në botë doli në përfundimin se ky titull i takon modeles Gigi Hadid.  

Pjesëmarrësve në sondazh iu kërkua të vlerësonin pjesë të ndryshme të nofullave të 53 femrave të famshme. Në përfundim të anketimit, ata zbuluan se modelja amerikane ka një nofull pothuajse të përsosur prej 141.9 gradë (nga profili), që është shumë afër këndit “perfekt” prej 142 gradësh (sipas raportit të ekspertëve).  

Rezultatet e hulumtimit u publikuan në Journal of Cranio-Maxillo-Facial Surgery, ndërsa kur fytyra e modeles iu shfaq 32 kirurgëve ekspertë të fytyrës dhe 16 njerëzve të zakonshëm, ata njëzëri ranë dakord se nofulla e saj nuk ishte as shumë e pjerrët dhe as shumë e sheshtë. “Është e mahnitshme se ndryshimet relativisht të vogla në nofullat e femrave mund të kenë një ndikim të madh në atë që ne e shohim tërheqëse. Pandemia ka intensifikuar takimet në internet dhe njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për pamjen e fytyrës së tyre”, u shprehën studiuesit. 

Në mesin e femrave të famshëm që u renditën po kështu lart në këtë sondazh ishin dhe Miley Cyrus, Amber Heard, Brigitte Bardot, Irina Shayk, Stella Maxëell, Jessica Stam e Kate Moss. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF