KreuStil Jetese

Si vishet njëra nga femrat më të fuqishme në botë!  

Si vishet njëra nga femrat më të fuqishme në botë!

Ky konsiderohet kostumi ideal për të pushtuar botën e biznesit: Hailey Bieber u pa së fundi të shëtiste të Nju-Jorkut me një nga trendet më të mëdha të sezonit të ri. 

Pavarësisht temperaturave të larta, Hailey zgjodhi të dilte me një kostum disi me të trashë me mëngë të gjata nga shtëpia e modës Yves Saint Laurent dhe kështu u dha të gjithëve një leksion për veshjet e biznesit. 

Këtë vjeshtë, një nga tendencat kryesore është stili korporativ, i cili përfshin kostume të stiluara mirë me shpatulla të theksuara.  Ky është pikërisht kombinimi që zgjodhi Hailey Bieber për paraqitjen e saj të ftuar në studion e NBC pasi u mësua se revista WWD e kishte përfshirë në listën e femrave më të fuqishme të ditëve tona.

Krijimi i shtëpisë së modës Yves Saint Laurent përfshin një fund klasik me laps dhe një xhaketë të gjerë me shpatulla të theksuara. Modelja dhe sipërmarrësja e markës së kozmetikës “Rhode” e kompletoi pamjen me nje dekolte të thellë V dhe këpucë ngjyrë kafe, të cilat janë shtesa ideale për edicionin e biznesit. 

Këtë kombinim te Yves Saint Laurent, i cili është pjesë e koleksionit të tyre Vjeshtë/Dimër 2023, e pame fillimisht në pasarelën e Javës së Modës në Paris. Por ndryshe nga modelja që mbante syze dielli të mëdha në sfilatë, Hailey mbante një version mini që i shkonte më shumë fytyrës, dhe nje pale vëthë të rrumbullakët prej ari. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF