KreuStil Jetese

Receta e së shtunës, spageti me karkaleca dhe tartuf

Tartufi është një kërpudhë në formë zhardhoku, e cila rritet në pyjet mesdhetare. Tartufi është një kërpudhë që i përket familjes “ipogei”, pra kërpudhave që rriten nën tokë. Si të gjitha kërpudhat, shumohet përmes sporeve që zhvillohen në mjedise me lagështirë. Tartufi ka një aromë unike, ndaj edhe duke u kombinuar me ushqime të ndryshme dhuron një ndjesi të pabesueshme. I çmuar, me një aromë dhe shije të pagabueshme, tartufi garanton gjithmonë një pjatë të rafinuar. Quajeni si të doni: ari i bardhë ose diamant i zi, por tartufi, i cili ka një bazë mishtore, është përbërësi ideal për pjata nga rizoto tek pastat, mishi dhe peshku, deri tek ëmbëlsirat.

Spageti me karkaleca dhe tartuf

Përbërësit: pasta, 2 lugë tartuf, krem pana, 100 ml qumësht, 600 gr karkaleca, 50 gr djathë kaçkavall, 50 gr djathë guda, kripë dhe gjalpë.

Përgatitja: Lajmë karkalecat, i pastrojmë dhe i vendosim të kaurdisen me gjalpin. Më pas shtojmë kremin pana dhe qumështin. E rregullojmë me kripë dhe i lëmë në zjarr derisa salca të trashet. Më pas shtojmë djathin kaçkavall dhe djathin guda të grirë në rende dhe në fund tartufin: I përziejmë derisa të shkrijnë djathrat dhe salca të jetë trashur.

Ndërkohë vendosim pastën për të zier dhe pasi të jetë gati, i kullojmë i bashkojmë me salcën e ngrohtë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF