KreuCelebrity

Kate Middleton e fyer nga Harry dhe Meghan; familja nuk ka shpresë për paqe!

Kate Middleton e fyer nga Harry dhe Meghan; familja nuk ka shpresë për

Kate Middleton dhe Princ William e kanë ndarë mendjen për të mos ndrequr përçarjen familjare q është krijuar mes tyre dhe Meghan e Harry. Ata janë të lënduar dhe të ftyer nga sjellja e çiftit Meghan-Harry për të gjitha gjërat që kanë thënë nëpër intervista pasi u larguan nga Britania.

Sipas ekspertes mbretërore Jennie Bond, Princi dhe Princesha e Uellsit kanë janë të vendosur për të mos u munduar të rregullojnë përçarjen me Princi Harry dhe Meghan Markl. Bond, ish-korrespondentja mbretërore e BBC-së, shtoi se ishte e qartë se Kate Middleton është lënduar dhe fyer nga gjërat që kanë thënë Harry dhe Meghan.

Ajo përshkroi se si Princ William dhe gruaja e tij kishin tentuar të shëronin përçarjen në familjen mbretërore në funeralin e Princit Philip në prill 2021, por pas një sherri të zjarrtë u bë e qartë se nuk ishte e mundur.

Zonja Bond tha për ‘OK Magazine’: “Vjen një moment kur thjesht duhet të pranosh se ‘familja e lumtur nuk është një lojë që mund të luajnë të gjithë’.”

‘Catherine është lënduar dhe fyer nga gjërat që kanë thënë Harry dhe Meghan, por ajo dhe William janë një ekip shumë i fortë dhe unë dyshoj se, së bashku, ata kanë arritur në përfundimin se përçarja me Harry-n nuk mund të rregullohet në e ardhme e parashikueshme. Ata e kanë mbyllur mendjen ndaj kësaj mundësie dhe kanë vendosur të vazhdojnë me jetën e tyre.”

Përçarja midis Princ Harry dhe Princ William u shfaq për herë të parë në vitin 2019, kur ata konfirmuan se kishin marrë shtigje të ndryshme në jetë. Kjo u thellua në janar 2020, kur Harry dhe Meghan u larguan zyrtarisht si anëtarë të familjes mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni, ku edhe jetojnë aktualisht. Megjithëse Princ Harry që atëherë është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në një numër rastesh; si pas vdekjes së Princit Philip dhe mbretëreshës së ndjerë, përçarja mes vëllezërve nuk është sheshuar ende.

Ka të ngjarë që një numër pretendimesh të bëra në një seri dokumentare të publikuar nga Meghan dhe Harry dhe në librin e princit, Spare  të kenë rritur tensionet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF