KreuArt

10 librat e Ismail Kadaresë që duhet t’i lexoni patjetër!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë dyditore, i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës "Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit".

10 librat e Ismail Kadaresë që duhet t’i lexoni patjetër!

Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave në Tiranë dhe të pranishëm ishin familjarë të shkrimtarit, kryeministri Rama me bashkëshorten Linda dhe dhjetëra të ftuar të tjerë.

Nisur nga ky dekorim i rëndësishëm po ju sugjerojmë 10 librat që nuk duhet t’i lini pa lexuar!

10 librat e Ismail Kadaresë që duhet t’i lexoni patjetër!

Prilli i Thyer

Libri ka për temë besën e shqiptarit, gjakmarrjen dhe Kanunin. Duke lexuar “Prillin e thyer” kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. “Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë”.

Pallati i Ëndrrave

Pallati i ëndrrave është një roman i shkruar nga Ismail Kadare, dhe botuar për herë të parë më 1981 si Nëpunësi i pallatit të ëndrrave. “Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet më të suksesshëm të Ismail Kadaresë. Romani është një vepër mahnitëse e cila përshkruan me një simbolikë të mirëmenduar zbehtësinë dhe tjetërsimin e individit përpara forcës të kudondodhur dhe gati të paperceptueshme të shtetit. Personazhi kryesor i veprës është Mark – Alemi, një nga pasardhësit e familjes kryeministeriale të Qypryllinjve.

Kukulla

Në tekstin e Kadaresë fjala kukull ngjan si emër i dytë për nënën, një lloj nofke, por funksioni i saj i vërtetë është të gjenerojë një varg metaforash. Thuajse gjithë kuptimet që porsa shtjelluam shpërfaqen në një masë apo tjetrën. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në “Le Journal du Dimanche” të Parisit: “Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mençura, më e qeshura e më kurajozia”.

Kronikë në gur

“Kronikë në gur” afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Ndryshe nga letërsia e deri atëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh – partizanë e pushtues – ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve.

Dimri i vetmisë së madhe

Ndryshe nga letërsia e deri atëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh – partizanë e pushtues – ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve.

Mosmarrëveshja

Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Shqiptarët me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin me drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.

Kristal

Botimi i librit poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq” të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese “Onufri” po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm. Ansambli prej njëqind poezish që përmbajnë këto dy libra, përfaqëson pjesën më të mirë të krejt krijimtarisë poetike gati gjysmëshekullore të Kadaresë.

Ura me tri harqe

Në qendër të librit  gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë.

Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar.

Kështjella

Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF