KreuArt

5 fakte rreth markës prestigjoze Buccellati!

5 fakte rreth markës prestigjoze Buccellati!

Mario Buccellati, Princi i Goldsmith

Për më shumë se njëqind vjet, marka italiane e bizhuterive Buccellati është e njohur për unazat me punime të rafinuara, byzylykët, punimin e hollë të argjendit, si dhe mjeshtërinë e sofistikuar të arit. Por, çfarë fsheh historia e krijuesit më të madh të bizhuterive në botë, e cila daton në 1919 dhe vijon me sukses rrugëtimin dhe pas 100 vitesh? Buccellati pati ndikim nga stili venecian, duke përdorur teknikat si: rigato, ornato, tyl dhe dantella të hapur.

Bizhuteri për aristokratët

5 fakte rreth markës prestigjoze Buccellati!

Mario Buccellati ishte vetëm 28 vjeç, kur hapi dyqanin e parë pranë teatrit “La Scala” në Milano. Koleksioni i tij debutues bëri përshtypje sidomos tek aristokratët, që ishin edhe blerësit kryesorë. Mjeshtëria e Buccellati-t u bë e njohur në të gjithë Evropën, për bizhuteritë prej ari dhe argjendi.

Stili italian

5 fakte rreth markës prestigjoze Buccellati!

Buccellati është vetë Italia! Qysh në fillimet e kësaj marke, krijuesi i saj arriti të gjurmonte stile të ndryshme bizhuterish italiane, duke sjellë në krijimet e tij frymën dhe elegancën e epokës së Rilindjes dhe klasicizmit, elemente të cilat vijojnë të ndiqen ende me fanatizëm nga trashëgimtarët.

Ikonat e Buccellati

5 fakte rreth markës prestigjoze Buccellati!

Në vitin 1949, Mario Buccellati krijoi një koleksion bizhuterish dhe objektesh të çmuara me porosi të Papa Piut 12 për princeshën Margaret, e cila ju dhurua asaj nga Vatikani, pasi ishte vizita e parë mbretërore britanike në një takim me Papën pas qindra vjetësh.

Koleksioni “Ombelicali”

5 fakte rreth markës prestigjoze Buccellati!

Buccellati u ndikua jashtë mase nga miku i tij, poeti italian Gabriele d’Annunzio. D’Annunzio e shihte bizhuterinë si një metaforë për gëzimin e jetës, ndaj edhe Buccellati krijoi për të koleksionin e gjerdanëve “Ombelicali”. Aktualisht, marka është në pronësi të kompanisë japoneze Wako.

Epoka moderne

5 fakte rreth markës prestigjoze Buccellati!

Buccellati i prezantoi botës koleksionin “Animalier” të përbërë nga 28 karfica kafshësh, të krijuara me perla të stilit barok, krijime të cilat e morën frymëzimin nga disa vizatime të vjetra të familjes. Ndërkaq vetëm në vitin 2001, Buccellati lançoi koleksionin e tyre të parë të orëve në Zvicër.

 

 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF