KreuArt

Po kërkoni një dhuratë të çmuar, që godet zemrën dhe merr vlerë me kalimin e viteve? artSpace është atelier perfekte për ju..

Po kërkoni një dhuratë të çmuar, që godet

"Një person duhet, të paktën çdo ditë, të dëgjojë disa këngë, të lexojë një poezi të bukur, të shohë një foto të bukur dhe, nëse është e mundur, të thotë disa fjalë të arsyeshme”. Ne përdorim një citim nga Goethe për të prezantuar parimin, aspak të qartë, se rrethimi me gjëra të bukura përmirëson jetën tuaj.

Po kërkoni një dhuratë të çmuar, që godet

Jemi në prag të festave të fundvitit! Muaji dhjetor në Tiranë është një vajtje-ardhje frenetike e arkitektëve, që vrapojnë nga një studio në një kantier, nga një pllakë në një tualet, nga një divan në një shtrat, nga një mobilie në një tapet... gjithçka vetëm për t'i bërë klientët të buzëqeshin sepse nuk mund ta anulosh traditën, është më e fortë se ne... Viti i Ri po vjen dhe duhet të na gjej në shtëpi të re ose me diçka të re.

Po kërkoni një dhuratë të çmuar, që godet

Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane që festojnë Krishtlindjet, në fakt tradita që kemi sot, më shumë është vijim i ca zakoneve të krijuara gjatë 50-60 viteve të fundit, për shqiptarët darka e Vitit të Ri është më e rëndësishmja. Askush nuk i harron detajet, motivimi atëherë ishte i madh, duke pastruar shtëpinë pasi do të vinin për vizitë të afërmit e komshinjtë, por dhe duke blerë mobilie apo sikur diçka të re për të zbukuruar shtëpinë. Njerëzit kishin bindjen se duke bërë kaq shumë gjëra, Viti i Ri do t’i gjente më të begatë. Dhe kështu është sot e kësaj dite.

Po kërkoni një dhuratë të çmuar, që godet

Kështu që shpesh na ka ndodhur që ne i ndihmojmë klientët tanë të zgjedhin një dhuratë të veçantë, si një vepër arti bashkëkohore për Vitin e Ri.. Kur një vepër arti zgjidhet si dhuratë, ajo komunikon një mesazh të rëndësishëm për ata që e marrin atë, sepse ajo mbart një mori kuptimesh që na tregojnë për artistin, personalitetin e atyre që e zgjodhën dhe atyre që e marrin, duke përfshirë një zgjedhje e saktë, një mendim apo një ndjenjë që na lidh.

Po kërkoni një dhuratë të çmuar, që godet

Një PIKTURË mund të fshehë një histori të jetuar, të lidhur me mendjen që e konceptoi dhe e krijoi atë. Por historia e një pikture fillon kur, e varur në një mur, ajo takohet me shikimet e atyre që duan të humbasin në të, të hyjnë në një peizazh, të akordojnë shpirtin e tyre me një nuancë ngjyre dhe jo me një tjetër, të ndriçojnë një pjesë të shtëpisë me shkëlqimin e tij. Atëherë piktura do të hyjë me forcë në jetën e përditshme të njerëzve, në historitë e tyre dhe ne nuk do të mund ta imagjinojmë më shtëpinë tonë pa të, dhe kështu ju që e dhuroni do të bëheni të paharrueshëm. Dhurata më e bukur është ajo në të cilën përmbahet një mendim ekskluziv, unik, i personalizuar .. një lloj përkushtimi që shkëlqen nëpër telajo!

Po kërkoni një dhuratë të çmuar, që godet

Për artisten Feridiola Berberi (arreduese e brendshme dhe piktore) ky trend, i cili është në modë prej më shumë se 10 vjet, po merr gjithnjë e më shumë vlerë dhe tashmë e shohim të natyrshme edhe në arredim, një sektor i cili aktualisht po përjeton një rritje gjithmonë më të fortë në Shqipëri. Zgjedhja e mobilieve dhe vëmendja ndaj detajeve, ngjyrave dhe dritave nuk bazohet vetëm në funksionalitet, por edhe në personalizim, duke iu përgjigjur në mënyrë efektive dëshirës për diçka më unike, të shprehur nga klientët. Karakteristikat kryesore të një vepre arti, nëse shihen nga pikëpamja e një dhurate, janë tre.

Po kërkoni një dhuratë të çmuar, që godet

E para është se një vepër arti mbetet me kalimin e kohës, është diçka që ka një fillim por nuk ka një fund dhe kjo është një metaforë e mirë për një marrëdhënie miqësie.

Karakteristika e dytë është se normalisht merr vlerë me kalimin e kohës, nuk është vetëm një objekt vlere, por edhe një premtim, një projeksion.

Karakteristika e tretë është se është e personalizuar në varësi të arredimit të tyre, prandaj do të kërkojë vëmendje për t'u vendosur dhe shijuar. Kjo pikë e fundit përcakton një personalitet të caktuar në zgjedhjen e objektit për ta dhuruar.

Dhurata është simboli më i rëndësishëm i aftësisë sonë të komunikimit, mirënjohjes, e dobishme për të vendosur gjënë më të rëndësishme në jetën tonë, marrëdhëniet ndërpersonale.

Pra, të japësh një vepër arti si dhuratë do të thotë të japësh një ide, një marrëdhënie, një falënderim. "artSpace" ofron një gamë të gjerë pikturash.

Feridiola ju pret në atelienë e saj ose online në Instagram artspace.home, ku mund të porosisni piktura të përshtatura sipas dekorit për ambientin tuaj dhe të miqve tuaj!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF