KreuArt

Bordo sugjeron: 6 tituj librash për muajin tetor!

Njeriu si një tjetër

Bordo sugjeron: 6 tituj librash për muajin tetor!

Natasha Lako – Çmimi: 1200 lekë

Në këtë libër ka shkrime të botuara prej vitit 1996, si dhe shënime të pabotuara që shfaqen për herë të parë. Por, kronologjia sipas vitit të botimit të shkrimeve të ndryshme që lidhen me ngjarje letrare, nuk e tejkalon dot kronologjinë e një trashëgimie që udhëton deri në ditët tona nën shkëlqimin e humanizmit evropian, e për të arritur te të gjithë punëtorët e gjuhës shqipe dhe arritjet botërore, si kërkim individual artistik në shprehjen e një riqytetërimi të vazhdueshëm. Këtë e dëshmon edhe loja aktoreske, që mban gjallë vepra të pavdekshme.

Manovra e mbretëreshës

Bordo sugjeron: 6 tituj librash për muajin tetor!

Walter Tevis – Çmimi: 1400 lekë

Pasi mbetet jetime, në moshën 8-vjeçare, Beth dërgohet në një jetimore. Shpejt, ajo zbulon dy mënyra për t'i shpëtuar zymtësisë së ambientit: të luajë shah dhe të marrë pilulat e vogla të gjelbra, që i jepen fëmijëve për t'i mbajtur ata nën kontroll. Por shumë shpejt, bëhet e qartë se ajo ka një talent të jashtëzakonshëm në shah dhe ndërsa përparon drejt kreut të renditjes, i krijon vetes mundësinë për një jetë të re. Megjithëkëtë, ajo nuk mund ta mposhtë dëshirën e saj për vetëshkatërrim. Alkooli dhe droga do t'i bëhen pjesë e jetës së saj.

Arsye dhe ndjenjë

Bordo sugjeron: 6 tituj librash për muajin tetor!

Jane Austen – Çmimi: 1200 lekë

Tri motra humbasin të atin dhe gjenden ngushtë ekonomikisht, për shkak të makutërisë së kunatës së tyre. Mariana, udhëhiqet nga zemra, bie kokë e këmbë në dashuri me një djalosh të pashëm, në kërkim të një vajze me prikë. Ajo shpërfill krejtësisht paralajmërimet e së motrës, Elinorës që përpiqet të fshehë zhgënjimet e veta romantike. Përmes përvojave të tyre paralele të dashurisë, vajzat mësojnë të pajtojnë arsyen dhe ndjenjën, në përpjekje për të gjetur lumturinë në një shoqëri ku statusi dhe paratë, qeverisin edhe dashurinë.

Dashuri

Bordo sugjeron: 6 tituj librash për muajin tetor!

Ana Huang – Çmimi: 1400 lekë

Aleks është djalli i bekuar me fytyrën e një engjëlli dhe i mallkuar me një të shkuar, prej së cilës nuk mund të arratiset. Po kur ai detyrohet të kujdeset për motrën e shokut të ngushtë, fillon të ndiejë diçka në kraharor. Ava është një shpirt i lirë në grackën e maktheve të fëmijërisë. Pavarësisht fillit të këputur të së shkuarës, ajo nuk ka reshtur kurrë së pari anën e bukur të botës... përfshirë edhe zemrën e një mashkulli, të cilin nuk duhej ta dëshironte, shokut të ngushtë të të vëllait. Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë...!

Alarmi i kuq

Bordo sugjeron: 6 tituj librash për muajin tetor!

Bill Browder – Çmimi: 1200 lekë

“Nëse do të mundesha ta nisja nga fillimi, nuk do të shkoja kurrë në Rusi. Do të hiqja dorë me gëzim nga suksesi në biznes - si investitori më i madh i huaj në Rusi - vetëm që Sergeji të ishte gjallë. Tani e kuptoj se sa naiv kam qenë kur mendoja se, duke qenë i huaj, isha i paprekshëm ndaj barbarisë së sistemit rus. Nuk ika unë nga kjo botë, por iku dikush tjetër për shkakun tim dhe veprimeve të mia, dhe nuk mund të bëj asgjë për ta kthyer në jetë. Por, dua të vazhdoj të lë një trashëgimi për Sergejin, të kërkoj drejtësi për familjen e tij”.

Lista e të ftuarve

Bordo sugjeron: 6 tituj librash për muajin tetor!

Lucy Folley – Çmimi: 1200 lekë

Në një ishull të Irlandës janë mbledhur të ftuarit për të festuar martesën e dy personave. Dhëndri: i hijshëm e tërheqës, yll televizioni në ngritje. Nusja: e zgjuar dhe ambicioze, botuese reviste. Është dasmë e denjë për një revistë apo për njerëz të famshëm: fustan i mrekullueshëm, vend i largët, organizim i shkëlqyer luksi, uiski i shtrenjtë. Ndërsa kërcasin tapat e shampanjës, ca kujtime të largëta fillojnë të përzihen me fyerje e xhelozi të vockla. Zbulohet se dikush ka vdekur. Kush është personi që dëshiron të prishë lumturinë e çiftit?

 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF